Ndërlidhjet

logo-print

OKB zotohet për përgjigje të shpejtë ndaj Ebolës


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara për Ebolën është zotuar se do të ndërmarrë veprime të shpejta për të trajtuar krizën dhe, në këtë mënyrë, për të parandaluar virusin që të përhapet në gjithë botën.

“Nuk e dimë se sa kohë do të marrë. Shpresojmë ta trajtojmë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta mbyllim Misionin e OKB-së për Ebolën sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Anthony Banbury.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e ka krijuar këtë mision këtë muaj, në përgjigje të kritikave për reagimin e ngdaltë të OKB-së ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

Mbi 3,000 njerëz kanë humbur jetën nga Ebola në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG