Ndërlidhjet

Rrihet ish-zëvendësi i Yanukovychit


Odesa - foto arkivi
Odesa - foto arkivi

Ish-zëvendësi i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, është sulmuar dhe rrahur nga një turmë njerëzish në Odesa.

Incidenti ka ndodhur gjatë një fushate politike për zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, që do të mbahen më 26 tetor.

Nestor Shufrych është anëtar i parlamentit nga Partia e Rajoneve e Yanukovychit dhe ka qenë ish-zëvendëssekretar i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare të Yanukovychit deri në fund të vitit 2012.

Shufrych është kritik i fushatës ushtarake të Kievit kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG