Ndërlidhjet

Katalonja ndalon fushatën për referendum


Flamuri i Katalonjës
Flamuri i Katalonjës

Qeveria e Katalonjës ka rënë dakord që të ndalojë publicitetin për referendumin e saj për pavarësi nga Spanja.

Vendimi i saj vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka ndaluar të hënën referendimin e caktuar për datën 9 nëntor.

Francesc Homs, zëdhënës i qeverisë, ka thënë se kjo e fundit është e vendosur që votimi të ecë përpara.

Qeveria e Katalonjës do të argumentojnë në mbrojtje të referendumit dhe do të përpiqet ta shfuqizojë pezullimin, ka thënë ai.

Gjykata, duke vepruar me kërkesë të Qeverisë spanjolle, ka thënë se duhet të shqyrtojë nëse votimi shkel Kushtetutën e Spanjës.

Derisa gjyjkata studion ankesat, të gjitha fushatat duhet të ndalojnë.

Katalonja, me 7.5 milionë banorë, përbën rreth 16 për qind të popullsisë së Spanjës, por është njëri nga rajonet më të pasura dhe më të industrializuara të saj.

XS
SM
MD
LG