Ndërlidhjet

Amos flet për situatën e refugjatëve sirianë


Shefja për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos.

Shefja për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos.

Shefja për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, ka thënë se miliona refugjatë sirianë përballen me mungesa ushqimesh dhe barnash dhe se tre milionë fëmijë nuk ndjekin mësimet.

Duke folur para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Amos ka thënë se ka raporte shqetësuese për rekrutim të fëmijëve te forcat e Shtetit Islamik.

“Në dy javët e fundit, forcat e Shtetit Islamik kanë avancuar në veri të Alepos dhe mbi 160,000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, kanë ikur drejt Turqisë, brenda pak ditësh. Frika e tyre ka qenë aq e madhe saqë shumë njerëz kanë kaluar fusha të minuara për të kërkuar strehim”, ka thënë Amos.

XS
SM
MD
LG