Ndërlidhjet

logo-print

Rusia tërhiqet nga programi arsimor me SHBA-në pas 21 vjetësh


Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Tefft.

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Tefft.

Rusia ka anuluar pjesëmarrjen e saj në një program që dërgon nxënës të shollave të mesme nga ish-republikat sovjetike për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky hap vjen pas sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Tefft, ka thënë se Moska ka informuar Uashingtonin se nuk do të marrë pjesë në Programin e Shkëmbimit të Liderëve të Ardhshëm më 2015.

“Na vjen keq për këtë vendim të Qeverisë ruse, që i jep fund programit, i cili për 21 vjet ka ndërtuar lidhje të thella dhe të fuqushme midis njerëzve nga Rusia dhe SHBA-ja”, ka thënë Tefft.

Sipas këtij programi, mbi 8,000 nxënës të shkollave të mesme ruse kanë jetuar në familje amerikane dhe kanë studiuar në SHBA.

XS
SM
MD
LG