Ndërlidhjet

Karaxhiq bën deklaratat përmbyllëse


Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, bën sot deklaratat përmbyllëse në gjyqin e tij për gjenocid.

Karaxhiq, i cili mbron vetveten në Tribunalin e Hagës, përballet me 11 akuza, përfshirë atë për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës.

Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë në këtë masakër në korrik të vitit 1995.

Prokurorët kanë konstatuar se Karaxhiq ka qenë “forca lëvizëse” e fushatës gjenocidiale për spastrimin e Bosnjës nga popullata joserbe.

Ata kërkojnë burgim të përjetshëm për të.

XS
SM
MD
LG