Ndërlidhjet

logo-print

Pierson pranon fajin për incidentin në Shtëpinë e Bardhë


Julia Pierson

Julia Pierson

Drejtorja e Shërbimit të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara, Julia Pierson, ka thënë se agjencia e saj ka dështuar të mbrojë Shtëpinë e Bardhë.

Komentet vijnë disa ditë pasi një veteran i luftës në Irak, i armatosur me thikë, ka hyrë në ndërtesë dhe ka vrapuar nëpër gjysmën e katit përdhesë, para se është kapur nga rojet.

Duke folur në një seancë dëgjimore para Kongresit, Pierson ka thënë se pranon fajin për performancën “e papranueshme” të agjencisë së saj më 19 shtator.

Zëdhënësi i presidentit Barack Obama ka thënë se ai ka besim se Pierson do të bëjë reforma në siguri.

XS
SM
MD
LG