Ndërlidhjet

Një anije kineze mbytet në bregdetin japonez


Ilustrim

Ilustrim

Rojet bregdetare të Japonisë janë vënë në kërkim të nëntë personave që figurojnë të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje kineze në bregdetin perëndimor të Japonisë.

Anija patrulluese po kërkon të humburit me kërkesë të autoriteteve kineze.

Anija është mbytur më 30 shtator në Detin e Japonisë, përkatësisht në brigjet e prefekturës Shimane.

Kina ka informuar zyrtarët japonezë se pesë anëtarë të ekuipazhit kanë shpëtuar.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

XS
SM
MD
LG