Ndërlidhjet

Norvegjia, vendi më i mirë për t’u plakur


Oslo, Norvegji
Oslo, Norvegji

Norvegjia është vendi më i mirë për t’u plakur, sipas një indeksi që mat mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç.

Indeksi Global për Mbikëqyrjen e Moshës ka bërë hulumtimin në 96 vende.

Në pozita të larta, ai ka radhitur Australinë, Evropën perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa në fund Afganistanin.

Raporti vlerëson se në vitin 2050, 21 për qind e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç.

Indeksi ka bërë matje në katër fusha: sigurinë e të ardhurave, shëndetësinë, aftësinë personale dhe përshtatshmërinë e mjedisit.

Menjëherë pas Norvegjisë, raporti radhit Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë.

Raporti vjen në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve që shënohet çdo vit më 1 tetor.

XS
SM
MD
LG