Ndërlidhjet

logo-print

Karaxhiq “pranon përgjegjësinë morale”


Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i akuzuar për krime lufte, është duke bërë deklaratat përmbyllëse në gjyqin e tij në Hagë.

Ai përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë konfliktit në Ballkan, në vitet 1990.

Njëra nga akuzat ka të bëjë me masakrën e Srebrenicës, në të cilën janë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Ai ka thënë sot se nuk duhet të dënohet, porse pranon përgjegjësinë morale për krimet e kryera nga serbët e Bosnjës, gjatë kohës sa ka qenë ai udhëheqës.

Karaxhiq është arrestuar në vitin 2008 pas 13 vjetësh në arrati.

XS
SM
MD
LG