Ndërlidhjet

Obama në ashensor me një person të armatosur


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka hyrë në ashensor me një kontraktor të armatosur të sigurisë, i cili ka qenë i dënuar për sulm.

Kjo ka ndodhur më 16 shtator, kur Obama ka vizituar Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Atlanta.

Incidenti është bërë publik të martën, disa orë pasi shefja e Shërbimit të Sigurisë është marrë në pyetje nga Kongresi, në lidhje me shkeljet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas protokollit, vetëm anëtarët e Shërbimit Serkret lejohen të mbajnë armë në prani të presidentit.

Arma është gjetur pasi personi është marrë në pyetje në lidhje me videon që ka incizuar në ashensor. Ai thuhet se është shkarkuar menjëherë nga punëdhënësi i tij.

Washington Post ka raportuar se ky person ka pasur tre dënime për sulm.

Në seancën dëgjimore, drejtorja e Shërbimit të Sigurisë, Julia Pierson, ka thënë se agjencia e saj ka dështuar të mbrojë Shtëpinë e Bardhë.

Deklarimet e saj janë bërë disa ditë pasi një veteran i luftës në Irak, i armatosur me thikë, ka hyrë në ndërtesë dhe ka vrapuar nëpër gjysmën e katit përdhesë, para se është kapur nga rojet.

Zëdhënësi i presidentit Barack Obama ka thënë se ai ka besim se Pierson do të bëjë reforma në siguri.

XS
SM
MD
LG