Ndërlidhjet

Poloni: Ewa Kopacz kërkon prani më të madhe amerikane


Ewa Kopacz

Ewa Kopacz

Kryeministrja e nominuar e Polonisë, Ewa Kopacz, tha sot se do të kërkoj prani më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Poloni.

Mëtutje, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e këtij vendi, ku më vonë gjatë ditës do të votohet për konfirmimin e saj në postin e lartë, zonja Kopacz tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë bërë më të rëndësishme për shkak të krizës në Ukrainë.

Ewa Kopacz, 57 vjeçare, është propozuar për kryeministre, muajin e kaluar, pasi kryeministri i mëparshëm, Donald Tusk, është naominuar për postin e presidentit të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG