Ndërlidhjet

Serbi: Janë suspenduar pesë policë për rrahjen e vëllait të kryeministrit


Pamje nga Beogardi
Pamje nga Beogardi

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se janë suspenduar pesë pjesëtarë të xhandarmerisë, të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen e personit, Andrej Vuçiq, që është vëlla i kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Andrej Vuçiq dhe dy pjesëtarë të sigurimit të kryeministrit janë rrahur të dielën në Beograd nga pjesëtarët e njësisë së xhandarmerisë nga Nishi.

Disa media në Serbi kanë raportuar se incidenti ndodhi pasi Andrej Vuçiq dhe pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit, nuk kanë dashur t’i përgjigjen thirrjes së plicisë për legjitimim, gjatë Paradës së Homoseksualëve në Beograd.

XS
SM
MD
LG