Ndërlidhjet

Barroso i ka tërhequr vërejtjen Putinit


Barroso (majtas) dhe Putin gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë

Barroso (majtas) dhe Putin gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se marrëveshja tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, mund të ndryshoj vetëm nga Brukseli dhe Kievi, e jo nga Moska.

Këto komente zoti Barroso i ka bërë në një letër dërguar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që është publikuar sot.

Parlamenti i Ukrainës e ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në gjatë muajit të kaluar, por implemetimi i pjesës tregtare të saj është shtyrë deri në janar të vitit 2016, për ta qetësuar Rusinë.

Moska ka kërkuar më tepër negociata tripalëshe për plotësimin e marrëveshjes dhe është kërcënuar se do ta kufizoj qasjen e Ukrainës në tregjet e Rusisë, nëse Kievi e implementon marrëveshjen me BE-në.

Në letrën e tij, Jose Manuel Barroso i ka tërhequr vërejtjen Putinit, që Rusia të mos zbatoj masa të reja tregtare.

XS
SM
MD
LG