Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Nga sulmi me makinë-bombë, 18 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm me makinë-bombë në qytetin Homs në Siri

Pamje nga një sulm i mëparshëm me makinë-bombë në qytetin Homs në Siri

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë dhe grupi monitorues me seli në Londër, thonë se së paku 18 vetë, përfshirë disa fëmijë, janë vrarë sot gjatë një sulmi të dyfishtë me makinë-bomë, afër një shkolle dhe spitali në qytetin Homs.

Grupi monitorues, Observatori sirian për të drejtat e njeriut, raportoi se 40 të tjerë janë plagosur nga këto eksplodime në hapësirën e kontrolluar nga qeveria dhe se mund të ndodhë që numri i viktimave të rritet.

Ky grup i monitoron zhvillimet gjatë luftës tashmë katërvjeçare civile në Siri, nëpërmjet rrjeteve të aktivistëve në terren.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Në të kaluarën, sulme të tilla kanë ndërmarrë kryengritësit në Siri.

XS
SM
MD
LG