Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi në shkollë, u vra një mësuese


Policia e kontrollon vendin ku kishte ndodhur një eksplodim i mëparshëm në rajonin fisnor Khyber në Pakistan
Policia e kontrollon vendin ku kishte ndodhur një eksplodim i mëparshëm në rajonin fisnor Khyber në Pakistan

Një mësuese është vrarë dhe dy nxënëse janë plagosur nga një sulm kundër një shkolle në rajonin e trazuar fisnor veriperëndimor në Pakistan.

Policia tha se sulmuesit e paidentifikuar sot i kanë hedhur dy granata në shkollën e lokalitetit Charsada në provincën Khyber-Pakhtunkhwa.

Sulmuesit ia dolën të largohen.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në disa raporte theksohet se shkolla kishte marrë letra kërcënuese para një muaji, në të cilën kërkohej që administrata t’i urdhëronte nxënësit të bartnin veshje tradicionale, të njohura me emrin “shalvare”.

XS
SM
MD
LG