Ndërlidhjet

logo-print

Rasmussen planifikon hapjen e firmës konsultuese


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do ta hapë një firmë strategjike konsultuese në Danimarkë për dhënien e këshillave për qeveritë, organizatat dhe korporatat.

Zoti Rasmussen, 61 vjeçar, që ishte edhe kryeministër i Danimarkës, puna e të cilit në NATO përfundoi dje, thotë se agjencia “Rasmussen Global” synon lehtësimin e “mendimit të thellë strategjik”, raporton AP.

Duke e shpallur hapjen e agjencisë së tij për konsultime, në faqen e saj në Internet, zoti Rasmussen ka shkruar se “pas pesë viteve të aktivitetit intensiv” në aleancë, ka dëshiruar t’i ndihmoj klientët “për t’i drejtuar në një botë gjithnjë e më komplekse, ku balanca e forcës po ndryshon”.

Sekretar i ri i përgjithshëm i NATO-s është ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG