Ndërlidhjet

Kosovë: Gjykata Kushtetuese e konfirmon kthimin e gjyqtarit Carolan


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka pranuar një letër nga gjyqtari, Robert Carolan, me të cilën ai e konfirmon pjesëmarrjen e tij në seancat e radhës të gjykatës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e mirëpret njoftimin se, gjyqtari Robert Carolan do të mund të vazhdojë punën e tij në gjykatë, njofton faqja në Internet e GJKK-së.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar emërimin e gjyqtarit Carolan, së bashku me dy gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë të gjykatës, më 31 gusht 2014.

Gjykata Kushtetuese shprehet se e “mirëpret kontributin e gjyqtarit Carolan për fuqizimin e mëtutjeshëm të Gjykatës, ku ai ka qenë i përfshirë që nga themelimi i saj”.

XS
SM
MD
LG