Ndërlidhjet

Lavrov: Ka gjasë për bisedime atomike me K. Veriore


Sergei Lavrov (djathtas) dhe Ri Su Yong

Sergei Lavrov (djathtas) dhe Ri Su Yong

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se sheh mundësi për vazhdimin e bisedimeve gjashtëpalëshe për programin atomik të Koresë Veriore.

Këto komene ai i bëri sot në Moskë, pas takimit me ministrin e jashtëm të Koresë Veriore, Ri Su Yong.

Megjithatë, Lavrov theksoi se për vazhdim të bisedimeve kërkohet “një kohë e caktuar, ato nuk janë të menjëhershme”.

Koreja Veriore, Koreja Jugore, Japonia, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara , i kanë filluar bisedimet në vitin 2003, në të cilat synohej lirimi i gadishullit korean nga armatimi atomik.

Por, në vitin 2009, Pheniani u tërhoq nga këto bisedime dhe paralajmëroi se nuk i respekton përkushtimet e vitit 2005, për tërheqjen nga programi bërthamor.

Ministri i jashtëm verikorean, Ri Su Yong, që është në vizitë 10 ditëshe në Rusi, tha se “tradita e gjatë e marrëdhënieve” ndërmjet Moskës dhe Phenianit, është “e forcuar me gjak”.

XS
SM
MD
LG