Ndërlidhjet

Shtyhet vazhdimi i seancës së 2 tetorit


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Është shtyrë vazhdimi i seancës konstituive, e paralajmëruar të mbahet më 2 tetor.

Kryesuesja e seancës konstituive, deputetja Flora Brovina, ka kërkuar nga Sekretaria e Kuvendit që të shtyjë vazhdimin e seancës konstituive të thirrur për të enjten më 2 tetor.

Në arsyetimin e saj, deputetja më e vjetër e legjislaturës së pestë Flora Brovina ka potencuar faktin që dy blloqet më të mëdha politike, PDK në njërën anë dhe koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje në anën tjetër nuk kanë arritur marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit.

Shtyrja e seancës është thënë se do të jetë një rast shtesë që partitë politike të vazhdojnë konsultimet me presidenten Atifete Jahjaga në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje.

“Me qëllim të krijimit të hapsirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës poltike dhe institucionale, konsideroj të nevojshme dhe domosdoshme shtyerjen e vazhdimit të seancës konstituive, në mënyrë që seanca të përfundojë me sukses”, ka shkruar në arsyetimin e saj, Brovina.

Pas këtij njoftimi, partitë e bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje kanë reaguar duke kërkuar që seanca të vazhdoj ditën e enjte në ora 10, siç ishte caktuar më herët.

XS
SM
MD
LG