Ndërlidhjet

Lituani: Protestë kundër konfiskimit të anijes nga ana e Rusisë


Ilutrim

Ilutrim

Lituania e ka akuzuar Rusinë se e ka shkelur ligjin ndërkombëtar detar, duke e konfiskuar një anije peshkuese të Lituanisë, me 28 anëtarë të ekuipazhit në ujërat e Arktikut.

Rasa Jakilaitiene, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Lituanisë, u tha sot gazetarëve në Vilniu,s se anjia ishte në ujërat ndërkombëtare kur është zënë më 18 shtator në Detin Barenc, raporton agjencia AP.

Moska thotë se anija ishte ilegalisht në zonën ekonomike ekskluzive ruse.

Bashkimi Evropian dje ka kërkuar nga Rusia që ta liroj “menjëherë” anijen.

XS
SM
MD
LG