Ndërlidhjet

Shefja amerikane e Shërbimit Sekret, jep dorëheqje


Julia Pierson, shefe e Shërbimit Sekret amerikan.

Julia Pierson, shefe e Shërbimit Sekret amerikan.

Julia Pierson, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në krye të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, për shkak disa gabimeve që kanë ndodhur kohët e fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë Presidentit, Barack Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Presidenti, Obama është takuar me Pierson dhe ka vlerësuar kontributin e saj, dhënë për këtë Agjencion.

Pierson, ka dhënë dorëheqje për shkak dy incidenteve, kur muajin e kaluar një person me thikë ka arritur të kapërcejë gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë, duke hyrë në oborr pa e vërejtur rojet e sigurisë.

Ndërkaq, incidenti i dytë, ndodhi para pak ditësh, kur një roje i armatosur, i punësuar nga një kompani private sigurie u fut në ashensor me Presidentin Obama gjatë vizitës së tij në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta muajin e kaluar.

Ky roje ishte me preçedent kriminal, kurse në të kaluarën ishte shpallur edhe fajtor për sulm fizik, diçka që Shërbimi Sekret nuk e kishte ditur, deri pas pushimit të tij nga puna.

Për këto dy lëshime, Pierson ka dëshmuar këtë javë para Kongresit.

Joseph Clancy, një ish agjent special, do të emërohet, ushtrues detyre në Agjencionin e Shërbimit amerikan.

XS
SM
MD
LG