Ndërlidhjet

logo-print

Netanyha: Të mos lejohet që Irani të bëhet fuqi bërthamore


Gjatë takimit të së mërkurës, mes Presidentit, Barack Obama dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit të së mërkurës, mes Presidentit, Barack Obama dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mos mos lejojnë Iranin të bëhet fuqi bërthamore.

Ai i ka bërë këto komente, gjatë një takimi që ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin, Barack Obama.

Netanyaha, ka thënë se negociatat e 6 fuqive botërore që po zhvillojnë me Iranin, të mos tërhiqen nga synimi i tyre, për të ndaluar zhvillimin bërthamor të Iranit.

Nga ana tjetër, Obama ka folur edhe për atë se si të gjendet një mënyrë që të mos ndodhin më konfliktet mes Izraelit dhe militantëve të në Rripin e Gazës, siq ndodhi gjatë verës së fundit, me çrast, u vranë mbi 2,000 njerëz.

Ata kanë diskutuar për realizimin e një paqe më të qëndrueshme mes Izraelit dhe palestinezëve. Ndër temat tjera ishte edhe ajo e fushatës për mundjen e militantëve të Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG