Ndërlidhjet

Merkel: Rusia të ndikojë tek separatistët pro-rusë


Kancelarja amerikane, Angela Merkel

Kancelarja amerikane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Rusia e ka detyrim që të ushtrojë ndikimin e saj tek separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Merkel i ka bërë këto komente, të mërkurën, gjatë një bisede telefonike mes saj dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, kancelarja Merkel, ka shprehur shqetësimin e saj, se dhuna në Ukrainën lindore po vazhdon çdo ditë.

Merkel ka thënë se kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë, duhet të mbikqyret dhe këtu një rol të madh e luan Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE.

Ajo ka shtuar, se Gjermania vazhdon të mbështes misionin e OSBE-së në Ukrainë, sipas së cilës ky mision mund të luajë një rol të rëndësishëm për të organizuar zgjedhjet lokale në Donetsk dhe Luhansk.

Më herët, të njëjtën ditë, Sekretari i ri i NATO’s, Gjenerali Jens Stoltenberg ka thënë se armëpushimi mes Ukrainës dhe separatistëve ofron një mundësi, por sipas tij është Rusia ajo që po vazhdon të destabilizojë atë vend.

XS
SM
MD
LG