Ndërlidhjet

Wang Yi: Protestat janë çështje e brendshme e Kinës, respektojeni këtë


Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara po e vëzhgojnë nga afër dhe me kujdes protestat në Hong Kong, dhe ka kërkuar që të gjindet një zgjidhje paqësore.

Obama i ka bërë këto komente të mërkurën, gjatë një takimi që ka zhvilluar me Ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara e përkrahin dhe mbështesin kërkesën që në Hong të ketë zgjedhje të lira që është esenciale për stabilitetin e vendit’, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Por, Ministri i Jashtëm, Wang Yi ka thënë se protestat janë ‘çështje e brendshme e Kinës’, dhe ka kërkuar që shtetet tjera të respektojnë sovranitetin e saj.

Protestuesit, po shprehin pakënaqësitë e tyre për vendimin e Kinës, që për zgjedhjet e vitit 2017, të gjithë kandidatët garues, fillimisht të marrin leje nga shteti.

Ata po vazhdojnë me protesta, duke kërkuar zgjedhje të lira dhe demokratike, si dhe dorëheqjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

XS
SM
MD
LG