Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Kabul - dhjetëra të vrarë dhe të lënduar


Autobusi i ushtarëve të shtetit, sulmuar nga talibanët, dje në Kabul.
Autobusi i ushtarëve të shtetit, sulmuar nga talibanët, dje në Kabul.

Ministria e Brendshme afgane, ka njoftuar se të mërkurën një sulm vetëvrasës taliban, ka sulmuar dy autobusë me ushtarë afgan në Kabul, duke vrarë 7 pesona dhe lënduar 21 të tjerë.

Sulmin e kanë marrë përsipër talibanët, të cilët para vetëm një dite, kanë bërë një gjë të ngjajshme.

Ky sulm, vjen një ditë pasi që zyrtarët e Shtetit afgan kanë nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me forcat aleate të NATO-s.

Marrëveshja, mundëson që edhe pas përfundimit të misioneve ndërkombëtare në Afganistan në fund të këtij vitit, pas 2014-ës, të qëndrojnë disa mijëra trupa të huaj në këtë vend, të cilët nuk do të kenë rolin luftarak, por vetëm ndihmës dhe këshillues.

Talibanët kanë kritikuar presidentin e ri afgan Ashraf Ghani, që ka pranuar këtë marrëveshje dhe si përgjigjje i kanë sulmuar forcat e shtetit.

XS
SM
MD
LG