Ndërlidhjet

logo-print

Turqia, diskuton përfshirjen në luftë kundër IS


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Parlamenti turk, sot, do të diskutojë kërkesën e qeverisë për të aprovuar aksione ushtarake në Irak dhe Siri.

Ky propozim ka të bëjë me kërcënimet që po paraqesin grupet militante të Shtetit Islamik, që tashmë po kontrollojnë pjesë të mëdha në Irak dhe Siri.
Afër Kobanit, qytet në afërsi me kufirin turk, është njoftuar se janë ashpërsuar luftimet, mes militantëve të IS dhe luftëtarëve kurd.

Parlamenti turk, më parë ka aprovuar operacionet në Irak dhe Siri për të sulmuar separatisët kurd, dhe për të penguar kërcënimet që vijnë nga regjimi i Damaskut.
Ankara, ende nuk e ka specifikuar se si do të ndihmojë koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, që po bëjnë sulme ajrore ndaj militantëve të IS.

XS
SM
MD
LG