Ndërlidhjet

Kufizohen fluturimet për në Afrikë – shkaku Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i linjave ajrore të Emirateve Arabe, Tim Clark, ka thënë se ka kërkesa që fluturimet për në Afrikë të rrallohen, për shkak virusit Ebola të përhapur në Afrikën Perëndimore.

"Ka shqetësime në lindje, për përhapjen e Ebolës, që tashmë është ashpërsuar në Afrikën Perëndimore, prandaj ka mundësi edhe të rrallimit të fluturimeve për atje”, ka thënë, Clark.

Afrika Perëndimore, po ballafaqohet me virusin Ebola. Por, prej se kjo sëmundje është paraqitur për herë të parë në vitin 1976, kësaj here thuhet se sëmundja ka prekur më së shumti njerëz.

3,338 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica banorë të Liberisë, Sierra Leones dhe në Senegal’it.

XS
SM
MD
LG