Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët, paralajmërojnë edhe Turqinë për masakrat në Siri


Kurdët në Kobani, kufirin me Turqinë.

Kurdët në Kobani, kufirin me Turqinë.

Militanti i burgosur kurd, lideri Abdullah Ocalan, ka paralajmëruar se bisedimet për arritjen e paqës mes grupit të tij dhe shtetit të Turqisë, do të përfundojnë pa rezultate, nëse militantët e Shtetit Islamik lejohen që të kryejnë masakra në qytetin kurd Kobane në Siri afër kufirit turk.

"Nëse vazhdojnë këto masakra, bisedimeve për paqe mes kurdëve dhe turqve do të përfundojnë’, ka thënë Ocalan, lider i Partisë Kurde të Punës, në një deklaratë të cilën e kanë nxjerrë pjesëtarë të kësaj partie, pasi që e kanë vizituar atë në burg, të mërkurën.

Militantët e Shtetit Islamik, janë duke e sulmuar qytetin e Kobanit, duke u përpiqur që ta marrin atë, për më shumë se dy javë. Aty jetojnë shumica kurd, dhe qyteti gjendet afër kufirit me Turqinë.

Prej se kanë nisur këto sulme, më shumë se 150.000 kurdë sirian, kanë ikur për në Turqi.

XS
SM
MD
LG