Ndërlidhjet

Korea e Veriut, nën sanksione të ashpra të OKB-së


Raketat në Korenë Veriore, gjatë ushtrimeve
Raketat në Korenë Veriore, gjatë ushtrimeve

Koreja e Veriut, është vu në sanksione të ashpra nga Kombet e Bashkuara OKB, për shkak raketave të saj dhe testeve bërthamore, ka thënë sot një zyrtarë amerikan.

Koreja e Veriut, e cila është teknikisht ende në luftë me Jugun, pas Luftës së Koresë më 1950-53 e cila përfundoi me një armëpushim, por jo me një traktat të paqes, në mënyrë rutinore lëshon raketa me rreze të shkurtër apo raketa në ujërat në brigjet në perëndim dhe lindje.

Sipas këtij zyrtari amerikan, Koreja e Veriut po kërcënon regullisht me sulmet e saj bërthamore, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, duke u bërë kështu një ditë armiku i tyre i betuar.

Fotografitë satelitore komerciale tregojnë, se si Koreja e Veriut ka përfunduar punën në kuadrin e një programi të madh për të përmirësuar 'Sohae Satellite', në rajonin e Veriut perëndimor, pranë kufirit me Kinën.

Por në anën tjetër, Koreja e Veriut, thotë se zhvillimet e provat e saj raketore, janë pjesë e një programi të hapësirës për qëllim të vënies së satelitit në orbitë, duke hedhur poshtë kritikat e bashkësisë ndërkombëtare, që thonë se Koroja e Veriut, po i përdor provat, si mbulim për të zhvillluar raketat.

XS
SM
MD
LG