Ndërlidhjet

Rebelët, përpiqen të zaptojnë aeroportin e Donjeckut


Hyrja për në Aeroportin në Donetsk, pas sulmeve te rebelëve.
Hyrja për në Aeroportin në Donetsk, pas sulmeve te rebelëve.

Forcat rebele në Ukrainën lindore, po tentojnë që të zaptojnë aeroportin, në qytetin Donetsk.

Ushtria ukrainase, ka thënë sot, se separatistët pro-rusë po vazhdojnë me ofenzivën e tyre e cila ka nisur një ditë më parë.

Udhëheqësi i rebelëve, ka thënë një ditë më parë, më 1 tetor, se forcat separatiste ‘kontrollojnë 90 përqind të territorit të aeroportit’, dhe se e kanë në plan që ta marrin të tërin nën kontroll.

Aeroporti ka qenë fokus i përleshjeve mes forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve, përkundër arritjës së një armëpushimi më 5 shtator.

Po ashtu sot, është njoftuar se forcat rebele në Donetsk, një ditë më parë nga një sulm atje, kanë vrarë rreth 10 njerëz.

XS
SM
MD
LG