Ndërlidhjet

Gjermania, forcon masat antiterroriste


Ministri i Mbrojtjes gjerman, Thomas de Maiziere
Ministri i Mbrojtjes gjerman, Thomas de Maiziere

Zyrtarë të lartë të sigurimit gjerman, kanë thënë se qeveria po punon mbi planet, për të parandaluar ekstremistët Islamik që përpiqen të lëshojnë vendin dhe t’i bashkangjiten luftëtëravë të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Një prej planeve është që atyre t’ju konfiskohet pasaporta apo çdo dokument tjetër identifikues.

Më së paku 400 banroë të Gjermanisë, kanë shkuar për t’ju bashkangjitur militantëve të IS dhe grupeve të tjera të ngjajshme ekstremiste, ka thënë sot, për televizionin gjerman ZDF, Ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere.

Ai ka shtuar, se qeveria po shikon po ashtu që të bëj ndryshime në ligjet aktuale.

Gjermania dhe shtetet tjera, po luftojnë me seriozitet për të ndaluar qytetarët e tyre që t’ju bashkangjiten militantëve të IS.

Por, sipas ministrit Maiziere, e rëndësishme është që të parandalohet shkuarja e tyre në Siri apo Irak, dhe më e rëndësishmja është ‘që të ndalohet edhe rikthimi i tyre në vend, në mënyrë që të mos sulmojnë pastaj këtu’.

XS
SM
MD
LG