Ndërlidhjet

OKB: IS vret 10 mijë njerëz për një muaj në Irak


Nga sulmet e militantëve të Is, në Irak
Nga sulmet e militantëve të Is, në Irak

Një raport i Kombeve të Bashkuara OKB, thotë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ‘akte dhune’ në veri të Irakut, që mund të konsiderohen si krime lufte.

Një raport i përbashkët nga Misioni i Asistencës së OKB-së për Irakun dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut lëshuar, sot, paraqet shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe të abuzimeve nga 6 korrik deri më 10 shtator.

Veprat e tyre përfshijnë ekzekutime masive, rrëmbimin e grave dhe vajzave si skllave të seksit, dhe përdëorimin e fëmijëve si luftëtarë.

Raporti po ashtu thekson se edhe sulmet ajrore në Irak, kanë shkaktuar një numër të vdekjeve civilë.

Thuhet se rreth 10,000 njerëz janë vrarë në Irak nga militantët e IS, gjatë muajit shtator, dhe 1.8 million irakian kanë lëshuar shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG