Ndërlidhjet

Putin: Stabiliteti në Ukrainë, interes i Rusisë


Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës për investime ruse në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës për investime ruse në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai shpreson se zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, në fund të këtij muaji do të sjellin stablititet në këtë vend.

Duke iu adresuar të pranishmive në koferencën për investime në Rusi, sot, Putin ka thënë se stabliteti ekonomik dhe politik i Ukrainës është në interes të Rusisë.

Presidenti rus, ka shtuar se Moska dëshiron të krijojë raporte të ‘besueshme’ me Ukrainën dhe se e konsideron ish republikën sovjetike komb "vëllazëror" të Rusisë.

Zgjedhjet në Ukrainë janë caktuar më 28 tetor.

Në ndërkohë forcat ukrainase dhe separatistët pro-rusë po vazhdojnë luftën mes vete në lindje të Ukrainës, edhe pse më 5 shtator është arritur një armëpushim.

Nga muaji prill, deri më sot, nga ky konflikt, janë vrarë më shumë se 3,000 persona.

XS
SM
MD
LG