Ndërlidhjet

Putini qetëson bizneset e shqetësuara nga sanksionet


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka thënë sot se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, nuk do të ndalojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Për t’i qetësuar investitorët, Putin ka thënë në një konferencë për investime mbajtur sot në Moskë, se Rusia mbetet e përkushtuar për një treg, të ‘fortë, të lirë, të hapur për tërë botën’.

Perspektiva për investitorët e huaj në Rusi, është shuar nga sanksionet perëndimore, e cila i ka vendosur ato për shkak rolit të Moskës në Ukrainën lindore.

Putin, u ka thënë të pranishmive, se Rusia ka për qëllim që të përdor monedhat tregtare me Kinën dhe vendet tjera, duke nënkuptuar një ndryshim larg nga dollari amerikan.

Ai po ashtu ka shtuar, se shteti rus, është i gatshëm të ndihmojë të gjitha bizneset, që janë goditur nga sanksionet.


XS
SM
MD
LG