Ndërlidhjet

Amerikani, u bashkangjitet kurdëve në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Një qytetarë amerikan, i është bashkangjitur forcave kurde në Siri, për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), ka bërë të ditur një zëdhënës i një grupi më të madh të forcave kurde.

Ky zyrtar thotë se amerikani, Jordan Matson, i është bashkuar forcave kurde, me qëllim që të ndihmojë ata për t’i luftuar militantët e IS, të cilët ditët e fundit i kanë ashpërsuar sulmet e tyre në Siri.

Matson, po lufton në zonën Jazaa, qytet në veri-lindje të Sirisë, afër kufirit me me Irakun, zonë shumë e sulmuar nga grupet militante.

Zyrtari kurd, ka thënë se për dy javët e fundit, janë vrarë 35 luftëtarë kurdë vetëm në Jazaa.

Ndryshe në një agjencion të lajmeve kurde, është dërguar një video ku shihet amerikani, një djal i ri, i buzëqeshur, që iu është bashkuar kurdëve.

Sipas faqes sociale facebook të amerikanit, Matson, thuhet se ai është 28 vjeçar.

XS
SM
MD
LG