Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarët kritikojnë Rohanin


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Një grup i gazetarëve iranianë ka kritikuar hapur presidentin Hassan Rohani për deklaratat e tij se nuk ka arrestime të gazetarëve në Republikën Islamike.

Rohani i ka bërë këto deklarata në një intervistë për rrjetin CNN në Nju Jork, më 26 shtator.

“Nuk besoj se një person do të arrestohet apo burgoset për faktin se është gazetar”, ka thënë Rohani.

Por, në një letër të hapur, të nënshkruar nga 135 gazetarë dhe aktivistë, thuhet se presidenti i Iranit “shtrembëron dhe mohon realitetin”.

Letra po ashtu kritikon Rohanin se nuk ka përmbushur premtimin e vet zgjedhor për të lehtësuar kontrollin e qeverisë ndaj mediave.

Në muajin qershor, grupi i Reporterëve pa Kufij ka thënë se di për 58 gazetarë të arrestuar në Iran.

XS
SM
MD
LG