Ndërlidhjet

Princi George bezdiset nga një fotograf


Princi George
Princi George

Avokatët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit i kanë kërkuar një fotografi që “të pushojë së bezdisuri” Princin George dhe dadon e tij.

Pallati mbretëror ka thënë se ata janë detyruar të ndërmarrin këtë hap, pasi fotografi ka bezdisur princin 14-muajsh në një park të Londrës.

“Asnjë prind nuk do të toleronte dyshimet nga dikush që ndjek dhe bezdis fëmijën e tyre dhe kujdestarin e tij”, thuhet në reagim.

Çifti nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim ligjor në këtë fazë.

XS
SM
MD
LG