Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet shëndetësore në Irak kanë thënë se luftimet midis militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave qeveritare në veri të vendit kanë lënë të enjten afro 60 njerëz të vrarë.

Në Hit, një qytet i vogël që kontrollohet nga qeveria, sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një kompleks të policisë.

Koloneli Jabbar al-Nimrawi ka thënë se policia ka vrarë rreth 20 sulmues, që kanë bërë përpjekje të sulmojnë ndërtesën, në prag të shpërthimeve.

Së paku shtatë policë dhe katër ushtarë janë vrarë po ashtu në betejë.

Militantët po ashtu kanë sulmuar selinë e Brigadës 8 të ushtrisë irakiane, jashtë qytetit Ramadi.

Së paku gjashtë ushtarë janë vrarë në këtë lokacion, ashtu si edhe disa militantë.

XS
SM
MD
LG