Ndërlidhjet

Kryetari i Hong Kongut s’jep dorëheqje


Hong Kong

Hong Kong

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, Leung Chun-ying, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, përkundër thirrjeve të protestuesve.

Por, ai ka theksuar se qeveria është e gatshme të bisedojë me studentët protestues.

Këta të fundit janë të zemëruar me planet e Kinës për të miratuar ajo listën e kandidatëve që do të garojnë për kryetar të Hong Kongut më 2017.

Protestuesit thonë se duan demokraci të plotë.

Ata kanë rrethuar ndërtesat kryesore qeveritare në Hong Kong, ndërsa Leung i ka paralajmëruar se janë duke shkelur ligjin.

XS
SM
MD
LG