Ndërlidhjet

“S’do ketë” përhapje të sëmundjeve nga Haxhi


Mekë, Arabi Saudite

Mekë, Arabi Saudite

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë kanë nisur pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite – një ritual ky që zgjat pesë ditë dhe bëhet në prag të Festës së Kurban Bajramit.

Këtë vit ka pasur shqetësime se besimtarët mund të përhapin sëmundjet ngjitëse, si Ebola dhe MERS.

Por, Arabia Saudite ka hedhur poshtë këtë frikë, duke thënë se ka ndaluar pelegrinët nga Siera Leone, Guinea dhe Liberia.

Vendimi i tyre ka përjashtuar rreth 7,400 myslimanë.

Haxhi thuhet se është njëra nga pesë shtyllat e Islamit, që çdo mysliman i aftë duhet ta kryejë së paku një herë në jetë.

XS
SM
MD
LG