Ndërlidhjet

logo-print

Serbia s’e ndryshon politikën e jashtme


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndryshojë politikën e jashtme dhe as parimet, porse do të kujdeset për interesat ekonomikë dhe shtetërorë.

“Ne nuk e fshehim se prioriteti ynë kombëtar është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se Serbinë e presin reforma strukturore dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

Ai po ashtu ka thënë se për Serbinë është e rëndësishme që të ruajë marrëdhëniet e mira edhe me “miqtë tradicionalë”, transmeton B92.

XS
SM
MD
LG