Ndërlidhjet

Turqia miraton operacionet në Irak dhe Siri


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një mocion, që autorizon qeverinë të kryejë operacione ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik brenda Irakut dhe Sirisë.

Mandati, i kërkuar nga qeveria, zgjat një vit.

Ai nuk e angazhon Turqinë që të dërgojë trupa të armatosura në Siri dhe Irak, por autorizon Ankaranë të bëjë një gjë të tillë nëse ajo zgjedh.

Ankaraja nuk ka thënë ende se si do të mbështesë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Por, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar një zonë të ndalim fluturimit brenda Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, si strehë të sigurt për refugjatët kurdë sirianë.

Uashingtoni ka thënë se i dërguari i SHBA-së për ndërtimin e koalicionit ndërkombëtar, gjenerali i pensionuar, John Allen, do të vizitojë Turqinë së shpejti.

XS
SM
MD
LG