Ndërlidhjet

logo-print

Cameron pa paralajmërim në Afganistan


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka arritur për vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.

Vizita vjen katër ditë pasi presidenti i ri afgan, Ashraf Ghani, ka bërë betimin.

Pas Shteteve të Bashkuara, Britania është kontribuesja më e madhe në koalicionin ndërkombëtar ushtarak, i cili ndodhet në Afganistan qysh nga pushtimi amerikan, më 2001.

Mbi 450 trupa britanike janë vrarë në këtë vend gjatë luftës me talibanët.

XS
SM
MD
LG