Ndërlidhjet

Franca diskuton sulmet ajrore në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, kanë biseduar për mundësinë që Franca të marrë pjesë në sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë në Pentagon, Hagel ka thënë se Franca njeh kërcënimin e rëndë që paraqet Shteti Islamik për vendin dhe rajonin.

Më herët, zyra e presidentit francez, Francois Hollande, ka thënë se Franca, e cila është duke kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak, do të intensifikojë mbështetjen e saj për forcat e opozitës siriane.

Por, detaje të tjera nuk janë dhënë.

Në të tjera komente, Hagel ka thënë se ka mirëpritur vendimin e Turqisë për të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Siri dhe Irak dhe për t’iu lejuar forcave të huaja që të përdorin territorin e saj për operacione të mundshme kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG