Ndërlidhjet

Australia u bashkohet sulmeve në Irak


Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Australia ka konfirmuar se do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili kryen sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në veri të Irakut.

Komiteti për Siguri Kombëtare i Australisë ka marrë këtë hap pas kërkesës zyrtare nga Iraku.

Kryeministri Tony Abbott u ka thënë gazetarëve se vendosja në Irak do të jetë e gjatë, “sigurisht muaj dhe jo javë”.

Shefi i forcave ajrore të Australisë, Mark Binskin, ka thënë se sulmet ajrore do të nisin “gjatë ditëve të ardhshme”.

XS
SM
MD
LG