Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave afgane


Afganistan

Afganistan

Në Afganistan ka pasur rritje të numrit të forcave afgane, sidomos policëve të vrarë.

Gjenerali i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, John Campbell, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se talibanët kanë intensifikuar sulmet në jug dhe lindje të vendit.

Ai ka thënë se pavarësisht viktimave, forcat afgane kanë qenë në gjendje të rimarrin terrenin e kapur nga talibanët, përfshirë provincën Helmand.

Campbell ka bërë të ditur se këtë vit kanë qenë 7,000 deri në 9,000 afganë të plagosur ose vrarë – shifër kjo më e lartë se vitin e kauar.

Ai ka hedhur poshtë raportet e javës së kaluar për vrasje me prerje koke nga talibanët në provincën Ghazni, duke thënë se ato kanë qenë “absolutisht false”.

XS
SM
MD
LG