Ndërlidhjet

Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Në Kosovë duket se po kalon edhe një javë pa zgjidhje për krizën politike.

Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar këto ditë maratonë takimesh me liderët e partive, por nga prononcimet e të dyja palëve është lënë të kuptohet se nuk ka zgjidhje.

Bllokun opozitar e ka revoltuar edhe më shumë shtyrja e seancës së Kuvendit, e parapraë më 2 tetor, në të cilën do të provohej për herë të tretë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij inctitucioni.

Pa përmbylljen e kësaj pike, nuk do të mund të vazhdohet me formimin e institucioneve të tjera, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Blloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje thotë se ka shumicën për të zgjedhur kryetarin, por Gjykata Kushtetuese i ka dhënë këtë të drejtë partisë fituese – PDK-së.

Kjo e fundit nuk ka pasur vota të mjaftueshme në seancën e kaluar të Kuvendit për të zgjedhur kryetarin.

XS
SM
MD
LG