Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret 15 militantë


Pakistan

Pakistan

Ushtria e Pakistanit ka thënë se ka vrarë 15 militantë dhe ka shkatërruar tri streha të tyre, gjatë sulmeve ajrore në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Afganistanin.

Ushtria ka bërë të ditur se sulmet kanë nodhur në qarkun fisnor Khiber.

Ajo ka nisur ofensivën në muajin qershor në rajonin e Vaziristanit Verior, me qëllim pastrimin e tij nga talibanët pakistaezë dhe grupet e tjera militante.

Ushtria ka thënë se ka vrarë mbi 1,000 militantë dhe se ka humbur rreth 100 ushtarë gjatë operacioneve të saj.

Shifrat, megjithatë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG