Ndërlidhjet

Paqeruajtësit bjellorusë mund të vendosen në Ukrainë


Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, ka thënë se është i gatshëm të dërgojë forca paqeruajtëse në Ukrainën fqinje, ku forcat qeveritare janë dule luftuar separatistët pro-rusë për më shumë se gjashtë muaj.

“Nëse është e nevojshme, po. Por, për mua do të ishte e tmerrshme të vë ushtarët e mi në rrezik”, ka thënë Lukashenka në një intervistë për kanalin televiziv Euronews.

Ai po ashtu ka kujtuar se ka propozuar një plan të paqes, disa muaj më parë, për të vënë paqeruajtësit bjellorusë në terren, porse “plani është refuzuar nga të gjitha palët”.

XS
SM
MD
LG